‘Ahmetaj ruan dosje sekrete’/ Meksi: Rama si Enveri, po pastron miqtë e tij një e nga një

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 20:44
‘Ahmetaj ruan dosje sekrete’/ Meksi: Rama si Enveri, po pastron miqtë e tij një e nga një

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për arrestimin e Ahmetajn ishte juristi Redon Meksi.

Meksi është shprehur se Ahmetaj mund t’ja hedhë kësaj situatë pasi dyshohet se disponon dosje të rëndësishme që mund të implikojnë zyrtarë të lartë të qeverisë.

"Në të gjithë arrestimet që janë bërë më ngjall kohën e komunizmit ku Hoxha në fillim i hiqte nga foto pastaj i dërgonte në burg e deri në pushkatim.

Është e njëjta situatë, Rama në fillim i shkarkon nga postet pasi arrestohet ish ministri dhe jo ministri pasi ai e ka shkarkuar e kjo nisi që më Lefter Koka.

 Në e dimë të gjithë që Edi Rama është koka e vërtetë e inceneratorëve dhe SPAK pret urdhërine  Ramës për të bërë veprime që të arrestojnë.

Unë kam besimin se Ahmetaj do të arrij të shpëtojë sepse mund të ketë një sasi të madhe dosjesh që mund të implikojë zyrtarë të lartë por edhe vetë kryeministrin.

Ai mund të ketë bërë një Pazar sepse para katër muajsh ju kontrolluan dy vila, kjo kohë është e vlefshme për të zhdukur të gjitha  materialet që mund të ishin në vilat e Ahmetajn."