Rrustem Mustafa fillon dëshminë në Hagë

  • S.A /
  • 11 July 2023 - 14:07
Rrustem Mustafa fillon dëshminë në Hagë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mustafa po dëshmon pa masa mbrojtëse dhe leximi i deklaratës së betimit në gjykatore u bë në seancë publike.

Ky është gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Për dëshmitarin Mustafa,  është paraparë të merret në pyetje 12 orë nga prokuroria, ndërsa nga ekipet mbrojtëse 23 orë, kurse 1 orë nga mbrojtësi i viktimave.

Pyetjet nga ana e prokurorisë ndaj dëshmitarit Mustafa është duke i bërë prokurorja Clare Lawson.

(Kosova Sot Online )