Ra nga kati i nëntë i objektit, vdes punëtori 38 vjeçar në Bresje të Fushë Kosovës
Një 38 vjeçar ka vdekur pasi ra nga kati i nëntë i një objekti ku ishte duke punuar në Bresje të Fushë - Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë. Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt”.
Ndërsa, rasti është në hetime.
(Kosova Sot Online)
