NATO ka porosi për Kosovën e Serbinë

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 18:30
NATO ka porosi për Kosovën e Serbinë

Në një komunikatë të NATO-s bëhet thirrje që Kosova dhe Serbia të de-përshkallëzojnë situatën dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve Prishtinë-Beograd që është arritur në Bruksel dhe Ohër.

Po ashtu, është përmendur edhe situata në veri të Kosovës.

“KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)