
Kurti i nxjerr në foto krejt udhëheqësit e institucioneve: Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi, ku shihet bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin, përcjell "Kosova Sot Online".
Kurti lokacionin e fotografisë e ka përmendur ”Ballkonin e Hapur“.
”Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti në Facebook, të martën.
(Kosova Sot Online)