Hovenier dënon djegien kriminale të një shtëpie në Istog

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 19:58
Hovenier dënon djegien kriminale të një shtëpie në Istog


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar djegien e qëllimshme të një shtëpie në Istog, transmeton "Kosova Sot Online".

A e ka vizituar vendin ku është djegur kjo shtëpi.

“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)