
Politikani serb: A e di dikush se çfarë po gatuhet në tenxheren politike këtë javë?

Politikani serb nga veriu i Mitrovicës, Aleksandër Arsenijeviq, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi me kryetema incizimet e publikuara mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit nga Nacionale dhe sanksionimin e drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulinit nga Thesari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, përcjell “Kosova Sot Online”.
Arsenijeviq ka shkruar: “A e di dikush se çfarë po gatuhet në tenxheren politike këtë javë? Disa nga përbërësit mund t’i shihnim vetë, Vulin, Simiq-Kusari, Todosijeviq dhe 25% më pak forca speciale në ndërtesat komunale. Cili është emri i saktë i kësaj pjate?”
(Kosova Sot Online