I shkaktoi lëndime të rënda një fëmije duke e rrahur, arrestohet i dyshuari në Prizren

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 08:56
I shkaktoi lëndime të rënda një fëmije duke e rrahur, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, ku para një muaji e kishte rrahur dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda një fëmije, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Rr. Halil Kantarxhiu 07.06.2023 – 20:15. Në lidhje me rastin, më 12.07.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Madje Policia kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta bërë identifikimin e këtij personi dhe ishte në kërkim nga Policia.

(Kosova Sot Online)