Dikush gjuajti me ujë në drejtim të Kurtit pastaj nis rrahja mes deputetëve e ministrave

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 11:49
 Dikush gjuajti me ujë në drejtim të Kurtit pastaj nis rrahja mes deputetëve e ministrave

Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje fizike në të cilën janë përfshirë disa deputet të PDK-së dhe disa ministra të Qeverisë Kurti, transmeton “Kosova Sot Online”.

Zv.kryeministri, Besnik Bislimi ka shqyer një fotografi që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e kishte vendosur para foltores, ku po fliste Albin Kurti.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Besnik Bislimit.

Bislimi i është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, më pas është përfshirë edhe Hekuran Murati e Hajdar Beqa.

Pas këtij moment, situata ka eskaluar në Kuvend me përplasje fizike.

(Kosova Sot Online)