Përleshja në Kuvend, Osmani: Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pas përleshjes fizike që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, në mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të pozitës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Osmani lidhur me këtë ngjarje ka thënë se përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.
Osmani tutje ka theksuar se Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë demokratike.
Postimi i plotë:
Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t'i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.
Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t'i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.
Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit.
(Kosova Sot Online)
