Prokuroria nis hetimet pas përleshjes në Kuvend

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 17:16
Prokuroria nis hetimet pas përleshjes në Kuvend

Në drejtim të veprës penale “Sulmi” lidhur me rrahjen që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar hetimet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokuroria ka autorizuar policinë për t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë deklaratat e palëve të përfshira në rast.

“Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë.

(Kosova Sot Online)