Vet dorëzohet në polici Zef Ademaj, i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 29.06.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të dyshuar Zef (Viktor) Ademaj, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë.
Ademaj kërkohej për veprën penale “Vrasje e rendë” (ndodhur me datën 25.06.2023 në fshatin Madanaj-Gjakovë).
Pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, i njëjti sot, është vet dorëzuar në polici.
Ndërsa, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)
