Mustafa për Berishën: I dijshëm, i aftë, i guximshëm, mburrem që e kisha afër një njeri të tillë

  • E.K /
  • 15 July 2023 - 09:42
Mustafa për Berishën: I dijshëm, i aftë, i guximshëm, mburrem që e kisha afër një njeri të tillë

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar arrestimin e avokatit të njohur, Besnik Berisha, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mustafa tha se pas arrestimit të Berishës, përkrahësit e pushtetit e kanë përmendur si ish-këshiltar të tij, gjatë kohës sa Mustafa ishte kryeministër.

Mustafa ka shkruar fjalë të mira për Berisha, ku për të tha se është i dijshëm, i aftë, i guximshëm, duke shtuar se mburret që e kishte afër një person si Berisha.

“Përkrahësit e pushtetit në debat televiziv ditën që ndodhën grushtimet në Kuvend, i komentuan këto edhe si shkas të arrestimit të avokatit më të mirë kosovar, Besnik Berisha. Iu nevojitej ta thonë se ai ka qenë edhe këshilltar imi sa isha Kryeministër. Kjo që ka qenë këshilltar imi si Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e Besnikut. Prandaj unë mburrem që e kisha afër një ekspert dhe njeri të tillë. E pse iu nevojitet përkrahësve të regjimit që ta lidhin arrestimin e Besnikut me përleshjet politike, ata do duhej të japin përgjigje. IM”, ka shkruar Mustafa.

(Kosova Sot Online)