Pejë: Ishte duke e parkuar veturën, një person e gjuan me vazo të luleve nga kati i banesës

  • E.K /
  • 15 July 2023 - 11:10
Pejë: Ishte duke e parkuar veturën, një person e gjuan me vazo të luleve nga kati i banesës

Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti nga banesa e kishte gjuajtur me vazo të luleve një person që ishte duke u parkuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke parkuar veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar, duke e penguar në parkim nga kati i banesës e ka gjuajtur me vazo të luleve, por pa pasoja”, njofton Policia.

I dyshuari është është dërguar në mbajtje.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)