Rama flet pasi Kurti nuk i shkoi në takim: Kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 17:33
Rama flet pasi Kurti nuk i shkoi në takim: Kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi

Në takimin që kryeministri Edi Rama mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka munguar sot në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur në konferencën për media pas takimit për mungesën e “vëllait të vogël” në konferencën mes liderëve, Rama tha se ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi.

“Sa i përket Kurtit, nuk shikoj asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)