Kurti flet për takimin me Lajçakun në Greqi: Moti ishte më i nxehtë se diskutimi

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 21:22
Kurti flet për takimin me Lajçakun në Greqi: Moti ishte më i nxehtë se diskutimi

Për ngjarjen e Symi Sympozium, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Greqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti e ka takuar Miroslav Lajçakun, emisarin e Bashkimit Evropian për diaogun Kosovë-Serbi.

Me Lajçakun Kurti ka folur për uljen e tensioneve në Veri të Kosovës.

Por Kurti shtoi se ”moti ishte më i nxehtë se diskutimi mes tyre“.

”Në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë“, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)