Vushtrri: Një grua raporton se fëmijët e kunatit e sulmuan fizikisht atë, i shkaktojnë lëndime për shkak të një pronë
Një femër nga Vushtria ka raportuar në polici se fëmijët e kunatit të saj e kanë sulmuar atë fizikisht, ku edhe i kanë shkaktuar lëndime, përcjell "Kosova Sot Online".
Sipas saj, deri tek sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje për pronë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është në hetime.
“Vushtrri 17.07.2023-19:23. Viktima femër kosovar ka raportuar se, të dyshuarit kosovarë (djalë dhe vajzë)- fëmijët e kunatit, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime, për shkak të një kontesti pronësor. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)
