Mospërfshirja në ligjin për pagën minimale, Vjosa Osmani sot takohet me përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do t’i takojë përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së”, tha këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.
Dje, Faton Klinaku nga OVL e UÇK, ka bërë të ditur se i kanë bërë kërkesë për takim presidentes, Vjosa Osmani, pasi veteranët nuk janë përfshirë në Pagën Minimale.
(Kosova Sot Online)
