KRU “Prishtina” nga nesër nis shkyçjet ndaj konsumatorëve që kanë borxhe tejët të mëdha

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 11:57
KRU “Prishtina” nga nesër nis shkyçjet ndaj konsumatorëve që kanë borxhe tejët të mëdha

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga nesër do të rifillojnë me aksion intensiv me disa ekipe të shkyçjes, ndaj të gjithë konsumatorëve që kanë borxhe tejët të mëdha, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Nga dita e nesërme, 19 korrik 2023, duke filluar nga ora 10:00 do të rifillojmë me aksion intensiv me disa ekipe të shkyçjes, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha.

Nesër, me asistencë të Policisë së Kosovës, shkyçjet do realizohen në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

(Kosova Sot Online)