Ja kush thotë: Albin Kurti po ka kohë me shku në Greqi e jo në Shqipëri

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 14:38
Ja kush thotë: Albin Kurti po ka kohë me shku në Greqi e jo në Shqipëri

Kryeministrin Albin Kurti, i cili dje ka refuzuar të shkojë në një takim në Tiranë, të ftuar nga Edi Rama, e ka kritikuar Uk Lushi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka kritikuar edhe profesorët e VV-së, 'të cilët po heshtin me refuzimin që i bëri Kurti këtij takimi jo formal për të shkuar në një simpozium në Greqi'.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se profesorët e VV-së duhet të flasin për këtë çështje.

“Ku jeni o profesorat e thellë të VV-së, Kurti po ka kohë të shkojë në Greqi në simpoziume të ideologjisë por nuk po ka kohë të shkojë në Shqipëri për punë të shtetit?! A guxoni të thuani ndonjë fjalë për kësi papërgjegjësie dhe braktisjeje të detyrave?! Po bojkotohet shteti i Shqipërisë me të cilin na keni thënë se do të bashkohemi! Ndonjë koment o profesora të profesorave! Mos u tutni! Mbajeni mend se kombi nuk do t’ua harroj heshtjen, profesora të thellë!”, ka shkruar Lushi.

(Kosova Sot Online)