Mehaj i bindur: Ushtria jonë drejt NATO-s

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 23:00
Mehaj i bindur: Ushtria jonë drejt NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka quajtur ushtrinë e FSK-së, “krenari të kombit”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Detyra, nderi, atdheu!Ushtria jonë, krenaria e kombit. Çdo ditë me punë dhe përkushtim në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Mehaj në fotografitë që nuk dojnë shumë fjalë.

Me kostume të ndryshme, disa të bardha e disa me ngjyrë të gjelbër, shfaqen ekipet e ndryshme të FSK-së, në ushtrimet e tyre rutinore.

(Kosova Sot Online)