Lajçak: Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 19:25
Lajçak: Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme

Sot në takim kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë serb, Petar Petkoviq, i ka pritur emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Koosvë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas takimeve ndaras që Lajçak I kishte me Bislimin dhe Petkoviqin, ka thënë se kanë biseduar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimit të situatës në Veri.

Ai ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

”Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës @BislimiBesnik dhe Serbisë @PetkovicPetar në Bruksel. Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të Dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme“, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)