Rusia do t’i konsiderojë anijet drejt porteve ukrainase si ‘transportues të ngarkesave

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 20:36
Rusia do t’i konsiderojë anijet drejt porteve ukrainase si ‘transportues të ngarkesave

Rusia tha se do t’i konsiderojë të gjitha anijet në rrugën drejt porteve ukrainase në Detin e Zi si “transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake”, pasi Moska u tërhoq nga Iniciativa e drithërave e Detit të Zi në fillim të kësaj jave.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse thuhet se vendimi do të hyjë në fuqi që nga mesnata e së mërkurës dhe se ai është marrë “në lidhje me përfundimin e Iniciativës së Detit të Zi dhe ndërprerjen e korridorit humanitar detar”.

“Rrjedhimisht, vendet e këtyre anijeve do të konsiderohen të përfshira në konfliktin ukrainas në anën e regjimit të Kievit”, thuhet më tej në deklaratë.

(Kosova Sot Online)