Policia zbulon detaje të reja për tragjedinë në Lipjan: Raportohet se burri vrau gruan dhe djalin, më pas bëri vetëvrasje

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 08:53
Policia zbulon detaje të reja për tragjedinë në Lipjan: Raportohet se burri vrau gruan dhe djalin, më pas bëri vetëvrasje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për tragjedinë në fshatin Rufc të Lipjanit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka thënë se raportohet që burri ka vrarë gruan dhe djalin e më pas ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe 4 gëzhoja, ndërsa në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“VRASJE E RËNDË & VETËVRASJE – Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet.”

(Kosova Sot Online )