Vrasja me porosi të Vis Martinajt fundosi grupin kriminal! Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 09:56
Vrasja me porosi të Vis Martinajt fundosi grupin kriminal! Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit

Hetimet pwr grupin kriminal qw u godit dy ditw mw parw nga SPAK duke çuar në pranga prokurorin Xhevair Lita, ish-drejtorin e Operacionales, Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe zyrtarë të tjerë të policisë, nisën 7 muaj më parë, pasi autoritetet franceze i sollën SPAK fashikuj të tërë ku ishin zbardhur bisedat mes të dyshuarve në aplikacionet SKY dhe “ENCroChat’ ku ata flisnin hapur për vrasje, plane për të kryer atentate, korrupsion e krime të tjera, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ka qenë vrasja e Gjin Ndojt, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi, që pretendohet nga SPAK që ka çuar edhe në zbardhjen e të gjithë mekanizmave të përdorur në 6 episode vrasjesh dhe tentativash të grupit të strukturuar kriminal.

Vrasja e Boriçit ishte e porositur nga Ervis Martinaj, mbreti i kumarit i zhdukur pa gjurmë prej gushtit të vitit të kaluar. Ai ia ngarkoi këtë detyrë Behar Bajrit dhe vrasja u krye të gusht të 2020 në Vaun e Dejës.

Në këmbim Martinaj mori përsipër të vriste për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka, Kleanth Musabelliun, ish-specialistin e Burgjeve për shkak se u ngatërrua me Gjokën me 11 shtator të 2017 në afërsi të Pazarit të Ri.

Sot priten të jepen masat e sigurisë për 17 personat, ku 15 janë me urdhër-arrest të përcaktuar nga SPAK e GJKKO, ndërkohë që dy të rinj të tjerë, nga Shkodra, janë kapur në kushtet e flagrancës gjatë kontrolleve të ushtruara nga RENEA dhe Forcat Operacionale që drejtonte Oltion Bistri! 

Pas hekurave ka përfunduar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.  Edmond Preka dhe Astmer Bilali. Sakaq, masa do të jepet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasit; Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

(Kosova Sot Online )