Hyri për t’i ndarë shokët që u fjalosën me disa persona tjerë, plagoset prishtinasi

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 09:15
Hyri për t’i ndarë shokët që u fjalosën me disa persona tjerë, plagoset prishtinasi

Një person është plagosur pasi ka tentuar t’i ndajë shokët që ishin duke u fjalosur me disa persona tjerë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai dyshohet se është plagosur nga njëri prej personave të përfshirë, por ende është i panjohur.

Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetë.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR & PËRDORIM I ARMËS- Rr. Epiri, Prishtinë 28.07.2023 – 03:35. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti  kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin duke u fjalosur me disa persona të tjerë, mirëpo njëri nga të dyshuarit (i panjohur) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori.

(Kosova Sot Online )