Pas tragjedis së trefishtë në Lipjan, gjenden dy armë në shtëpinë ku ndodhi krimi

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 10:31
Pas tragjedis së trefishtë në Lipjan, gjenden dy armë në shtëpinë ku ndodhi krimi

Policia ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Rufc të Vjetër të Lipjanit, ku kanë humbur jetën tre persona, ku burri ka vrarë gruan dhe djalin e tij dhe pastaj veten, transmeton "Kosova Sot Online".

Në vendin e ngjarjes është gjetur një arnë, ndërsa edhe pas kontrollimit të shtëpisë është gjetur edhe një armë tjetër me dy fishekë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së”, ka informuar policia. Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online )