Shqetësuese ikja e infermierëve nga Kosova – migrimi vështirë mund të ndalet, sistemi mbetet pa profesionistë

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 11:32
Shqetësuese ikja e infermierëve nga Kosova – migrimi vështirë mund të ndalet, sistemi mbetet pa profesionistë

Numri i infermierëve që po largohen nga Kosova është goxha i madh. Disa me vetë iniciativë, e disa përmes kompanive që merren me rekrutimin e tyre. Një e tillë është edhe “Comsense Kosova”, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndërsa ish-udhëheqës të Sindikatës së Infermierëve kritikojnë udhëheqësit e sistemit shëndetësor, teksa e konsiderojnë si të vonuar ndaljen e migrimit. Albulena Shala-Çela, drejtoreshë e “Comsense Kosova”, thotë për Ekonomia Online se vetëm këtë vit, rreth 25 infermierë kanë arritur të shkojnë në Gjermani, ndërsa edhe 30 të tjerë janë në fazën testuese.

“Prej nga janari (2023) deri më sot mund t’i numëroj 25 persona që kanë shkuar, kurse në fillim të javës së ardhshme priten pesë me shku, sepse varet se kur do të përfundojë procesi i vizës dhe i njohjes dhe në pritje janë edhe 30 të tjerë që janë në pritje me përfundu procesi i tyre”, thotë ajo, teksa tregoi edhe për kërkesat që i ka tregu gjerman për rekrutimin e infermierëve.

“Ne merremi vetëm me Gjermani. Kërkesa është shumë e madhe por për të qenë real ne nuk punojmë me krejt firmat gjermane por vetëm me ata që i përmbushin kërkesat tona, qoftë me iu siguru vendin e banimit, qoftë me ju ndihmu financiarisht muajin e parë e kështu më radhë. Pra kërkesa është shumë e madhe por nuk bashkëpunojmë me të gjithë institucionet shëndetësore që janë atje”, thotë Shala.

(Kosova Sot Online )