Komuna e Lipjanit i pezullon aktivitetet verore pas vrasjes së trefishtë

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 11:00
Komuna e Lipjanit i pezullon aktivitetet verore pas vrasjes së trefishtë

Komuna e Lipjanit ka marrë vendim që t’i pezullojë të gjitha organizimet në kuadër të aktivitetit “Mërgata Fest&Sport", për shkak të vrasjes së trefishtë që ndodhi një ditë më parë, transmeton "Kosova Sot Online". 

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna e Lipjanit i shpreh ngushëllime familjes Bekteshi dhe gjithë qytetraëve.

“Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti ka marr vendim që të pezullojë të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport.

Të dashur qytetarë, të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport janë pezulluar.

Ngjarja e mbrëmshme në familjen Bekteshi tronditi thellësisht mbarë opinionin e gjerë.

Bashkëndjejmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllime familjes Bekteshi, miqve të familjes Bekteshi dhe qytetarëve. I.A”.

(Kosova Sot Online )