Vela akuzon regjimin serb për pastrimin etnik të Lugines: Serbia po pasivizon adresat e shqiptarëve në Luginë, ndërsa ua lehtëson rusëve marrjen e nënshtetësisë

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 15:18
Vela akuzon regjimin serb për pastrimin etnik të Lugines: Serbia po pasivizon adresat e shqiptarëve në Luginë, ndërsa ua lehtëson rusëve marrjen e nënshtetësisë

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës ka thënë se Serbia po vazhdon me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë, transmeton "Kosova Sot Online ).

Vela në llogarinë e tij në Twitter, po ashtu ka thënë se Serbia ua ka lehtësuar të huajve marrjen e nënshtetësisë.

“Ndërsa Serbia ua ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë të huajve (lexo:rusëve), ajo po kryen spastrim etnik përmes mjeteve administrative për shqiptarët në Serbinë jugore duke “pasivizuar” adresat e vendbanimit”, thotë ai. Ndryshe, shqiptarët në Luginë tash e një kohë janë duke u përballur me pasivizimin e adresave.

(Kosova Sot Online )