Joe Biden e pranon se e ka edhe një mbesë

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 10:40
Joe Biden e pranon se e ka edhe një mbesë

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, për herë të parë e ka pranuar publikisht mbesën e shtatë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vajza katër vjeçe është e djalit të Bidenit, Hunter, për të cilën Biden ishte kritikuar si nga republikanët po ashtu edhe nga demokratët për vendimin e tij të mëparshëm për të mos e njohur atë.

Në një deklaratë për revistën “People “duke pranuar fëmijën për herë të parë, Biden tha se “nuk ishte një çështje politike, por është një çështje familjare”.

Biden tha se djali i tij po punonte me nënën e Marinës, Lunden Roberts, për “të nxitur një marrëdhënie që është në interesin më të mirë të vajzës së tyre, duke ruajtur privatësinë e saj sa më shumë që të jetë e mundur”.

Atësia e mbesës së shtatë të Bidenit u vërtetua përmes testit të ADN-së, pasi nëna e Marinës, Lunden Roberts, e paditi djalin e Bidenit, Hunter Biden.

Djali i Bidenit ka folur për takimin e tij me Lunden Roberts, duke thënë se takimi ka ndodhur derisa ai ishte i varur nga alkooli dhe droga.

“Nuk e mbaja mend takimin tonë. Kaq pak lidhje kisha me këdo. Isha në një rrëmujë, por në një rrëmujë për të cilën kam marrë përgjegjësinë”, tha ai, shkruan BBC.

Ndërsa Biden ishte nën kritika në rritje nga republikanët për mospranimin e tij për të përmendur Marinën, me disa që pretendonin se ishte në kundërshtim me imazhin e tij publik si njeri familjar.

Republikanja e Dhomës së Përfaqësuesve, Elise Stefanik, akuzoi Biden për sjellje “të ftohtë, të pashpirt, egoiste dhe frikacake” pas përfundimit të betejës ligjore në qershor.

“Çdo amerikan e di se Joe Biden duhet të kishte bërë gjënë e duhur vite më parë dhe të kishte pranuar të gjithë nipërit e tij”, tha ajo për Daily Mail.

Në prill, Biden tha se ishte “i çmendur” për gjashtë nipërit e tij dhe ai fliste me ta çdo ditë.

(Kosova Sot Online)