Padinë e Donald Trump e rrëzon gjykata

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 15:35
Padinë e Donald Trump e rrëzon gjykata

Një gjykatës federal në SHBA rrëzoi padinë e ish-Presidentit Donald Trump kundër rrjetit televiziv CNN. Trump sulmoi CNN për përdorimin e shprehjes “Gënjeshtra e madhe” që i referohej pretendimeve të tij se Joe Biden vodhi fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në padinë e ngritur ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë pretendon se rrjeti televiziv po përpiqej të njolloste imazhin e tij duke e krahasuar me Adolf Hitlerin.

Gjykatësi Raag Singhal, i cili u emërua në detyrë nga vetë Trump, hodhi poshtë padinë, duke theksuar se deklaratat e CNN nuk ishin shpifëse sepse shprehnin këndvështrimin e rrjetit televiziv. Kjo është një nga shumë paditë që Trump ka ngritur kundër mediave, përfshirë CNN, The New York Times dhe The ëashington Post, pasi nuk ishte dakord me pasqyrimin që ato I kanë bërë presidencës së tij, por edhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)