Vdes gazetari i njohur

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 17:27
Vdes gazetari i njohur

Branimir Dopuđa, gazetar dhe redaktor i Radio Televizionit Kroat, ka vdekur, njoftoi HRT . Ai filloi të punojë në Televizionin e atëhershëm të Zagrebit në vitin 1974, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç njofton HRT, ai gjatë karrierës së tij të pasur ka redaktuar Dnevnikun qendror dhe emisionin Dje, sot, nesër. Ai ishte gjithashtu ndihmësedaktor dhe ushtrues detyre i redaktorit të Programit Informativ.

Ai ishte redaktori i parë i programit satelitor Slika Hrvatske të HRT-së, i destinuar për kroatët jashtë vendit.

(Kosova Sot Online)