Digjet një veturë në Prizren

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 20:27
Digjet një veturë në Prizren

Raportohet se një veturë e tipit BMW X6, është përfshirë nga flakët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Prizren -Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se nuk ka të lënduar.

“Sot me datë 31.07.2023 rreth orës 17:40 është raportuar se një automjet ka marr flak. Incidenti ka ndodhur në autostradë, në Duhël, Suharekë. Për një kohë është mbyllur kalimi në atë segment të autostradës e tani më rruga është liruar për qarkullim. Nga incidenti nuk kishte të lënduar por vetëm dëme materiale”, tha Bytyqi.

(Kosova Sot Online)