Pronari i këmbimores gabimisht i dha më shumë para, Policia ia publikon foton pasi i dyshuari nuk i ktheu të hollat

  • S.A /
  • 01 August 2023 - 11:15
Pronari i këmbimores gabimisht i dha më shumë para, Policia ia publikon foton pasi i dyshuari nuk i ktheu të hollat

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, transmeton "Kosova Sot Online".

Atë e ka denoncuar pronari i këmbimores “franga” në Prizren. Ai ka raportuar se derisa ishte duke punuar kishte ardhur një klient për të bërë këmbim të valutave nga “Kron Daneze” në “Euro “,  ankuesi ka bërë gabim me mjete monetare gjatë këmbimit dhe në vend të 402.25 eurove ia kthen klientit 4025 euro, ku dallimi figuron të jetë 3622.50 euro.

Policia thotë se ankuesi ka prit një kohë klientin që ndoshta kthehet për t’i kthyer mjetet valutore të dhënë gabimisht mirëpo i njëjti deri me sot nuk është paraqit.

Komunikata e plotë:

Kërkohet një i dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj’

Prizren, 01 Gusht 2023

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Shpërdorim i Pasurisë së Huaj.”

Me datën 24.04.2023 rreth orës 11:30 ankuesi ka raportuar se në biznesin e tij të këmbimores “Franga” me lokacion Rr. Mark Kaçinari – Prizren, derisa ishte duke punuar kishte ardhur një klient për të bërë këmbim të valutave nga “Kron Daneze” në “Euro “,  ankuesi ka bërë gabim me mjete monetare gjatë këmbimit dhe në vend të 402.25 eurove ia kthen klientit 4025 euro, ku dallimi figuron të jetë 3622.50 euro.

Ankuesi ka prit një kohë klientin që ndoshta kthehet për t’i kthyer mjetet valutore të dhënë gabimisht mirëpo i njëjti deri me sot nuk është paraqit.

Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e tij.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale. 

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

(Kosova Sot Online )