Hovenier: Fokusi ynë është që të zbatohet marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 16:26
Hovenier: Fokusi ynë është që të zbatohet marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë

De-eskalim të situatës në veri dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, nga Kosova e Serbia, ka kërkuar sërish ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo i ndihmon Kosovës që të arrijë integrimin euro-atlantik.

“Mendojmë se është e rëndësishme të arrijmë de-eskalim të mëtutjeshëm në veri dhe të anashkalojmë raste ku akte të dhunshme na dalin në udhë. Kjo i ndihmon Kosovës që të arrijë integrimin euroatlantik”.

“Ka marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo është marrëveshja e Ohrit, Dhe fokusi ynë është që të zbatohet kjo marrëveshje nga të dyja palët. Nga Qeveria e Kosovës presim që të krijojë rrethanat dhe të marrin veprime që do e de-eskalojnë situatën në të cilat krijohen mundësitë që të përmbushen kushtet që të implementohen përgjegjësitë e të dy shteteve”.

“Fillimisht ekziston një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ne jemi të interesuar që ajo të implemtohet. Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyra që të gjejë zgjidhje për veriun. Për Kosovën është me rëndësi që të të punohet me urgjencën që të negociohet me serbët lokal në mënyrë që ata të jenë pjesë e proceseve”.

“Edhe Qeveria e Serbisë duhet që të merret me obligimet që i ka në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare. Në këtë unë shpresoj dhe mendoj se konflikti nuk është zgjidhje”.

Këto komente ai i bëri pasi dhuroi donacioni prej 250 kamera të trupit e 113 të instaluara në vetura për Policinë e Kosovës.


(Kosova Sot Online)