Çmontohet grupi kriminal në Itali, 200 kg kokainë dhe shqiptarë të arrestuar

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 12:52
Çmontohet grupi kriminal në Itali, 200 kg kokainë dhe shqiptarë të arrestuar

Një grup kriminal që merrej prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike është goditur nga policia italaine. Gjatë megaoperacionit janë arrestuar 20 persona, mes tyre edhe gjashtë shqiptarë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas mediave italiane, policia gjatë operacionit ka sekuestruar 200 kilogramë kokainë dhe heroinë.

Veprimet hetimore ndaj këtij grupi kriminal kanë nisur që më datë 23.11.2022, pas ndalimit të një korrieri shqiptar, të cilët iu gjet lëndë narkotike kokainë dhe lëndë për paketim.

(Kosova Sot Online )