Drejtësia amerikane: Akuzat e reja ndaj Donald Trump, sot del para gjykatës

  • S.A /
  • 03 August 2023 - 10:59
Drejtësia amerikane:  Akuzat e reja ndaj  Donald Trump,  sot  del para gjykatës

Ish-presidenti I SHBA-ve Donald Trump do të dale sot përpara në një séance dëgjimore, për komplot për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020-ës, raporton BBC, transmeton "Kosova Sot Online".

Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.

Siguria është duke u rritur në Uashington DC për seancën dëgjimore. Barriera metalike janë vendosur jashtë gjykatës federale. 

Trump, pritet të dalë para gjykatës, por të deklarohet i pafajshëm. Ndonëse e ka mundësinë e paraqitjes në gjyq edhe përmes video-lidhjes, ai pritet të dalë në seancë fizikisht. Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.  

Sipas aktakuzës, Trump përballet me katër akuza, duke përfshirë komplotin për të mashtruar SHBA-në, ndërhyrjen e një dëshmitari dhe komplot kundër të drejtave të qytetarëve. Kjo është çështja e tretë penale e profilit të lartë kundër ish-presidentit dhe më e rënda nga ato që kërcënojnë të dëmtojnë kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

(Kosova sot Online )