Zbulohet arsyeja pse Hovenier takoj presidenten Osmani

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 16:09
Zbulohet arsyeja pse Hovenier takoj presidenten Osmani

Në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier,  e ka pritur sot presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Ajo tha se ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend me fokus në punën që po bëhet për të zbatuar atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë mes Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës.

Siç njofton Presidenca, Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t’i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike.

Osmani ritheksoi se këto veprime duhet të dënohen nga të gjithë.

“Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, me ç’rast u vlerësuan projektet e përbashkëta që kontribuojnë në thellimin e këtyre raporteve. Në takim u theksua edhe nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)