Ukraina kap peng së paku 10 ushtarë rusë

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 18:29
Ukraina kap peng së paku 10 ushtarë rusë

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar pamjet ku kapën peng së paku 10 ushtarë rusë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nuk dihet se në cilën u kapën ushtarët rusë por luftimet janë duke u zhvilluar në lindje të vendit.

Pamjet u shpërndanë në rrjetin social X nga Operativno_ZSU, llogaria ukrainase që vazhdimisht ka raportuar për luftimet në vijën e frontit.

Derisa ushtarët rusë qëndronin ulur dhe duart i kishin vendosur në kokë, së paku tre ushtarë të forcave ukrainase po i kontrollonin ata për armë të mundshme.

(Kosova Sot Online)