Çfarë dimë për substancën kancerogjene të gjetur në çipsa?

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 19:38
Çfarë dimë për substancën kancerogjene të gjetur në çipsa?

Substanca kancerogjene janë gjetur në disa produkte ushqimore serbe sipas Inspektoratit Shtetëror të Kroacisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç raportohet, një nivel i lartë i akrimalidit kancerogjen është gjetur në çipsa.

Por çfarë dimë për Akrilamidin?

Akrilamidi (acrylamide) është një substancë kimike, e cila formohet nga ndërveprimi i aminoacideve me karbohidratet (sheqernat). Ky proces ndodh, kur ushqimet me nivel të lartë amidoni si p.sh patatet, buka, apo perime të tjera , gatuhen në temperaturë mbi 120 gradë C (skuqje, pjekje).

Akrilamidi është një nënprodukt i procesit të gatimit i cili gjendet në mënyrë  natyrale  tek ushqimet.

Efektet e Akrilamideve në shëndet

Testet laboratorike  tregojnë  se akrilamidet në dietë, shkaktojnë tumor tek kafshët. Edhe pse studimet tek njerëzit për impaktin që ka akrilamidi në shëndet nuk kanë dhënë  përfundime  të qarta, shkencëtaret bien dakord, se kjo substancë në ushqime ka potencialin të shkaktojë  tumor tek njerëzit.

Si ta reduktojmë praninë e akrilamideve në kushte shtëpiake

Kontrolloni ngjyrën

Si rregull gjatë skuqjes ose pjekjes së patateve, bukës apo perimeve të tjera që përmbajnë amidon, duhet të synoni ngjyren e artë.

Kontrolloni paketimin

Kontrolloni paketimin për udhëzimet e gatimit të produkteve , duke ndjekur në mënyrë të përpiktë kohën e gatimit, si dhe temperaturën në të cilën  gatuani produktet.

Mos mbani patate të pagatuara në frigorifer

Mos i ruani patatet e pagatuara në frigorifer në qoftë se keni ndërmend t’i skuqni, apo piqni në temperaturë të lartë. Patatet e pagatuara duhet të ruhen në ambiente të errëta, të freskëta dhe në temperaturë mbi 6 gradë Celsius.  Duke i ruajtur patatet para gatimit në frigorifer iu, shtoni formimin e sheqernave  proces  i njohur si “rritje e sheqernave në të ftohtë”) gjë që çon në rritjen e nivelit të akrilamideve tek patatet në qoftë se skuqen apo piqen.

(Kosova Sot Online)