Ja cili është fronti i ri i NATO-s

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 17:26
Ja cili është fronti i ri i NATO-s

Gjatë Luftës së Ftohtë, Deti Baltik ishte, pak a shumë, një “det sovjetik”. Moska mbështetej në tre republikat baltike, Gjermaninë Lindore, Poloninë, si dhe neutralitetin e Finlandës dhe Suedisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas rënies së BRSS, ai u bë një “det i paqes”. Por tani, me Finlandën tashmë në NATO dhe Suedinë në prag të saj, në pritje të ratifikimit të kandidaturës së saj nga parlamenti turk dhe hungarez, Deti Baltik është në agimin e një riorganizimi të ri të madh gjeopolitik.

Duke dashur të tregojë se nuk i bën përshtypje ky zgjerim i NATO-s në kufijtë e saj, Moska njoftoi nisjen e stërvitjeve ushtarake në rajon, stërvitjen detare “Mburoja e Oqeanit 2023”, me pjesëmarrjen e 30 luftanijeve, 20 anijeve mbështetëse, 30 avionë si dhe rreth 6000 ushtarakë.

Vendet fqinje dhe kryesisht Suedia po vëzhgojnë situatën nga afër. Me situatën e re që po formohet në Detin Baltik, Rusia, e cila tani ka akses në të vetëm përmes Shën Petersburgut dhe Kaliningradit, do ta gjejë veten të rrethuar nga tetë shtete të NATO-s.

Tashmë, në fillim të qershorit, flota ruse e Balltikut, me qendër në Kaliningrad, kishte mobilizuar 3500 burra dhe 40 anije për një stërvitje jashtë enklavës ruse, me qëllim mbrojtjen e korsive detare dhe bazave detare të flotës.

Me Finlandën dhe Estoninë në NATO, teorikisht do të ishte e mundur të bllokoheshin portet e Shën Petersburgut, tre nga shtatë portet me rëndësi strategjike për Rusinë, nga Gjiri i Finlandës, së bashku me ato të Murmanskut, në Detin e Zi dhe Vladivostok.

Ishulli danez Bornholm tashmë formon një kalim strategjik midis Detit Baltik dhe Detit të Veriut. Me anëtarësimin e afërt e Suedisë, ishulli suedez Gotland në mes të Balltikut merr një rëndësi edhe më vendimtare.

Kushdo që kontrollon Gotland kontrollon rrugët detare dhe ajrore që të çojnë në shtetet baltike, anëtarët e NATO-s në vijën e frontit kundër Rusisë, si dhe ato që vijnë nga Rusia.

Vetëm 250 kilometra nga Gotland, enklava e Kaliningradit, e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë, konsiderohet vendi më i militarizuar në Europë. Megjithatë, thekson admirali danez Larsen, “me Suedinë në NATO, shumë nga avantazhet strategjike të Kaliningradit humbasin.

Rusia do të jetë gjithmonë në gjendje të kërcënojë linjat e komunikimit, por NATO do të ketë shumë më shumë alternativanë rajon, për shembull, nga deti në ndihmë të shteteve baltike, edhe nëse rusët vendosin të mbyllen.

Korridori Suwalki, një rrip toke 65 km midis Bjellorusisë dhe Kaliningradit, që pengon kalimin midis Polonisë dhe Lituanisë.

Udhëheqësit e Polonisë dhe Lituanisë u takuan ditën e djeshme në Korridorin Suëalki, një zonë pak e populluar, por e ndjeshme strategjikisht e territorit polak midis Bjellorusisë dhe Kaliningradit, duke paralajmëruar së bashku se po përgatiten për provokime nga Moska dhe Minsku në rajon.

Sipas kryeministrit polak Mateusz Morawiecki, mercenarë nga grupi rus Wagner po zhvendosen pranë krahut lindor të NATO-s për të destabilizuar aleancën ushtarake.

(Kosova Sot Online)