Qeveria amerikane thotë se lufta me Iranin ka përfunduar

  • A.P /
  • 01 May 2026 - 15:15
Qeveria amerikane thotë se lufta me Iranin ka përfunduar

Qeveria amerikane thotë se lufta me Iranin ka përfunduar, duke shtuar edhe se armëpushimi e ndërpreu afatin 60-ditor që kërkonte miratimin e Kongresit për vazhdimin e operacionit ushtarak.

Me sa duket për të shmangur një votim të detyrueshëm me ligj në Kongres, qeveria amerikane e konsideron luftën me Iranin të përfunduar. Kështu u shpreh një përfaqësues i qeverisë. Ligji “War Powers Resolution” i vitit 1973 parashikon që një operacion ushtarak duhet të përfundojë brenda 60 ditësh; përndryshe, presidenti amerikan ka nevojë për miratimin e Kongresit. Afati prej 60 ditësh përfundonte këtë të premte me 1 maj 2026.

Afati është ndërprerë nga armëpushimi

Megjithatë sipas përfaqësuesit qeveria e SHBA-së argumenton se numërimi i afatit është ndërprerë nga armëpushimi që ka hyrë në fuqi që nga fillimi i prillit. “Që nga e marta, 7 prill, nuk ka pasur shkëmbim zjarri midis forcave amerikane dhe Iranit”, citohet ai nga mediat amerikane.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth,  iu referua armëpushimit gjatë një seance dëgjimore në Senat, kur u pyet për nevojën e votimit. Sipas deklaratës së tij qeveria mund ta vazhdojë luftën në çdo moment, pasi afati 60-ditor është ndërprerë prej armëpushimit.

Irani kërcënon me sulme ndaj bazave amerikane

Ndërkohë, një përfaqësues i lartë i Gardës Revolucionare iraniane e ka kërcënuar SHBA-në me sulme të gjata dhe të dhimbshme ndaj bazave ushtarake amerikane dhe anijeve luftarake në rajon, në rast sulmesh të reja amerikane, edhe nëse ato do të ishin të kufizuara.

(Kosova Sot Online)