Punëtorët e sektorit privat të zhgënjyer: Muaji s’po del me këtë pagë

  • A.P /
  • 01 May 2026 - 15:45
Punëtorët e sektorit privat të zhgënjyer: Muaji s’po del me këtë pagë

Punëtorët e sektorit privat në Ditën e Punëtorëve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagat, që po i marrin.

Ata kanë kërkuar që paga minimale për ta të jetë 600 euro.

Blerim Rrustolli, punëtor i sigurimit në Fakultetin Teknik, ka thënë se nuk është aspak i kënaqur me pagën që e merr.

Madje, ka shtuar se është zhgënjyer edhe nga politikanët, duke shtuar se nuk do të dalë më për të votuar.

“ I knaqt kurrqysh hiq, këta për veti janë të knaqt a na jo, na totalisht jo. 380 euro çka me bo, ku dalin, muji- mujin s’ma nzen. A me ju pagua fëmijëve kombin, a vetit, a me ble harxh për shpi, a çka…Paga minimale duhet me u kon 500 a 600 qaty se tjetër zgjidhje s’ka as me 200 as me 300 s’ka zgjidhje. Unë jam totalisht i zhgënjyer me zgjedhje edhe s’ka me dal, s’ki kon e voton, ata i provum, këta po, kështu që hiq mo”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)