Tush Frrokaj është i dyshuar për vrasjen në Klinë, policia ia publikon foton

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 22:55
Tush Frrokaj është i dyshuar për vrasjen në Klinë, policia ia publikon foton

Për vrasjen që ndodhi të hënën në Klinë është në kërkim të Policisë, i dyshuari është Tush Frrokaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se ai e kishte grabitur një veturë gjatë ikjes, më pas vetura është gjetur – por jo edhe ai.

Për ta gjetur atë, Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve.

Kështu, Policia ka publikuar fotografinë e personit duke kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për çdo informacion rreth vendndodhjes së tij.

Njoftimi i Policisë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 7 gusht 2023

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

– TUSH (Nue) FRROKU  i lindur me 25.06.1975  në fshati Kosh-Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

– “Vrasje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

(Kosova Sot Online)