Vdes në QKUK një person që u aksidentua në Viti

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 10:29
Vdes në QKUK një person që u aksidentua në Viti

Ka vdekur në QKUK një person i gjinisë mashkullore i cili po trajtohej aty nga plagët e marra në një aksident trafiku të ndodhur në Viti me 22 korrik, transmeton "Kosova Sot Online ".

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Viti 22.07.2023 – 10:15. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar së personi mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online )