Alarmon Lajiq: Më shumë flitet për mundësinë e një konflikti të ri, sesa për zgjidhjen e problemit të Serbisë me Kosovës

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 10:58
Alarmon Lajiq: Më shumë flitet për mundësinë e një konflikti të ri, sesa për zgjidhjen e problemit të Serbisë me Kosovës

“Komuniteti ndërkombëtar përjetoi një debakli të plotë në Kosovë, sepse 24 vjet pas përfundimit të luftës më shumë flitet për mundësinë e një konflikti të ri sesa për zgjidhjen e “problemit të Kosovës” dhe marrëdhënieve serbo-shqiptare, ka thënë kryetari i Partia Social Demokrate e Serbisë (SDPS) Rasim Lajiq në një intervistë për gazetën pro-qeveritare serbe “Politika”, transmeton "Kosova Sot Online".

I pyetur nëse është optimist për zgjidhjen e “çështjes së Kosovës” dhe nëse sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Kurtit do të çojnë në de-përshkallëzimin, Lajiq përgjigjet se është pikërisht e kundërta, që në fillim ai është plotësisht pesimist apo më tepër realist për këtë çështje.

“Pas planit franko-gjerman, ndërsa të gjithë ishin optimistë se gjërat po shkonin drejt zgjidhjes, unë argumentova se nuk do të ketë asgjë nga kjo dhe se plani do të pësojë fatin e shumë projekteve të ngjashme. Para së gjithash, qëndrimet e të dy palëve janë diametralisht të kundërta. Së dyti, Kurti beson se “duhet të marrë gjithçka dhe të mos japë asgjë në këmbim”, gjë që është një “rezultat i pamundur” i çdo negociate. Ata nuk kanë bërë asgjë tjetër”, ka pretenduar ish ministri i qeverisë serbe nga radhët e boshnjakëve në shërbim të Vuçiqit, transmeton Paparaci.

I pyetur nëse pret që ndërmjetësuesit ndërkombëtarë të bëjnë diçka, ai pretendon se “mund të shihet ngutja e tyre për ta zgjidhur disi problemin, ose së paku të duket se është zgjidhur, para zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA në vitin 2024”.

“Ky është një debakli i plotë i bashkësisë ndërkombëtare, që 24 vjet pas përfundimit të luftës më shumë po flasim për mundësinë e një konflikti të ri sesa për zgjidhjen e “problemit të Kosovës” dhe marrëdhënieve serbo-shqiptare. Negociatat janë zhvilluar vazhdimisht nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe është logjike që ajo të mbajë një pjesë të mirë të përgjegjësisë për një skenar të tillë, nëse serbët dhe shqiptarët do të kishin arritur një marrëveshje, nuk do të kishte ardhur deri te konflikti”, ka thënë Lajiq.

Ai po ashtu thekson se “Albin Kurti beson se koha po punon për të dhe se nuk ka pse të bëjë kompromise dhe në fakt koha nuk është aleate as e Beogradit e as e Prishtinës”.

“Sepse në atmosferën e përhershme të tensionuar do të ketë gjithnjë e më pak serbë në Kosovë dhe në të njëjtën kohë Kosova do të mbetet e izoluar, jashtë të gjitha rrjedhave integruese”, ka pretenduar Rasim Lajiq

(Kosova Sot Online )