Bosch: Lista Serbe po iu bën presion serbëve në veri që të mos bashkëpunojnë me Kosovën

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 22:50
Bosch: Lista Serbe po iu bën presion serbëve në veri që të mos bashkëpunojnë me Kosovën

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka mbështetur fuqishëm letrën e politikanëve të ndryshme evropian, të cilët kanë akuzuar Serbinë për pengimin e zgjedhjeve demokratike në Kosovë,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me anë të një postimi në Facebook, Bosch thotë se Serbia duhet të dënohet publikisht për ndërhyrje në Kosovë, duke përmendur presionin që po iu bëhet serbëve në veri.

“A do të ndihmojë kjo në ndalimin e kuptimit ekstrem të Borel/Lajçak të pikëpamjes së Beogradit. Siç e kam shkruar edhe më parë, është Lista Serbe, ajo që u bën presion serbëve në veri që të mos bashkëpunojnë me Kosovën dhe de facto ua bën të pamundur jetën serbëve të moderuar. BE me sa duket nuk dëshiron ta njohë këtë… pse?”, ka shkruar Bosch.

(Kosova Sot Online)