Kurti pret në takim senatorin Reed

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 20:53
Kurti pret në takim senatorin Reed

Senatorin amerikan, Jack Reed, e ka pritur në takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti e ka falënderuar atë, pasi Kosova është përfshirë në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare.

”Një kënaqësi e madhe për të pritu @SenJackReed sot. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme të  për vendin tonë si dhe përfshirjen më të fundit të Kosovës në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili u mundëson ushtarëve tanë të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Me Jack Reed është takuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. 

(Kosova Sot Online)