Zbardhet lista e 15 bizneseve të cilave MINT ua shfuqizoi certifikatat e tyre antikushtetuese

  • S.A /
  • 09 August 2023 - 08:10
Zbardhet  lista e 15 bizneseve të cilave MINT ua shfuqizoi certifikatat e tyre antikushtetuese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shfuqizuar certifikatat e 15 bizneseve të cilat kanë pasur përmbajtje antikushtetuese në dokumentacionet e tyre, transmeton "Kosova Sot Online ".

Arsyet e shfuqizimeve ndërlidhen me adresa të cilat figurojnë në Serbi dhe jo në Kosovë.

“Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija”, thuhet në njoftimin e MINT.

Përveç publikimit të emrave të bizneseve, MINT ka njoftuar se aksioni i shfuqizimeve do të vazhdoj edhe ditëve në vijim.

Lista e plotë e 15 bizneseve është kjo si më poshtë:

BOMEK SH.P.K.

LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C.)

MAP SH.P.K.

MTS D.O.O.

NDERTIMI FI 6285 92 SH.A.

THE BUSINESS CLUB L.L.C.

LIRIAN CARS L.L.C.

BUS SOFTËARE SH.P.K.

GLOBOSOS SH.P.K.

AGENCY S&E SH.P.K.

DEVOLLI GROUP SH.P.K.

VITALAND L.L.C.

BEYOND SH.P.K.

ELBA PARTNERS L.L.C.

PITE KATUNI SH.P.K.

(Kosova Sot Online )